Manchester City pranë transferimit të Enzo Fernandez?

24 gusht 2026 | 16:41

Manchester City është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për transferimin e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio.

Sipas raportimeve, vetë Fernandez po shtyn për realizimin e transferimit, ndërsa dy klubet po negociojnë ende për shumën përfundimtare të marrëveshjes.

Chelsea ka rritur kërkesat për 25-vjeçarin dhe tani kërkon rreth 140 milionë euro, nga 120 milionë euro sa raportohej më herët.

Megjithatë, negociatat po avancojnë dhe Manchester City është optimist se transferimi mund të finalizohet para mbylljes së afatit kalimtar.

Ndërkohë, City pritet të ketë edhe një largim në mesfushë. Sipas Di Marzios, spanjolli Nico Gonzalez është pranë transferimit te Newcastle.

Nëse të dyja marrëveshjet realizohen, City do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në repartin e mesfushës para mbylljes së afatit kalimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas…