Rizvanolli pranon riparimin në Serbi, por fajin ia faturon ligjit dhe operatorit privat

24 gusht 2026 | 22:40

Përballë presionit të shtuar publik dhe zbardhjes së dokumenteve që dëshmojnë dërgimin e pesë vagonëve të “Trainkos”-it për riparim në punishten “Šinvoz d.o.o.” në Zrenjanin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thyer heshtjen. Por, reagimi i Rizvanollit në videoadresimin në Facebook është fokuar në zhvendosjen e përgjegjësisë te kufizimet e Ligjit të Prokurimit Publik, te vendimi i operatorit privat dhe te sulmi ndaj kritikëve.

Në përpjekje për të shfajësuar ndërmarrjen publike dhe ministrinë që ajo drejton, Rizvanolli tha se institucionet shtetërore kishin duart e lidhura para zgjedhjes së bërë nga kompania private fituese:

“Trainkos ka shpallur tender të hapur për rehabilitimin e vagonëve në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila edhe e ka fituar tenderin. Përzgjedhjen e nënkontraktorit në Serbi nuk e ka bërë Trainkosi. Në fakt, sipas ligjit aktual të Prokurimit Publik, ndërmarrja publike nuk mund të ndërhyjë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve. Operatori privat fitues i tenderit ka deklaruar se vetëm nënkontraktori i përzgjedhur mund t’i riparonte vagonët.”

Në reagimin e saj, Rizvanolli bëri të ditur se ndërmarrja do të kërkojë alternativa të tjera për të ardhmen, ndërsa theksoi nevojën për rishikimin e kornizës ligjore të prokurimit:

“Megjithatë, Trainkos do të bëjë një vlerësim të pavarur vetë për të parë nëse vagonët mund të riparohen në ndonjë shtet tjetër, dhe në rast që kjo është e mundur, do të ndërmarrë hapat për ta adresuar këtë shqetësim.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar…