Rrahmani: Pushteti të largon nga puna nëse guxon t’ua zbulosh skandalet

24 gusht 2026 | 14:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka reaguar pas raportimeve për rastin e kompanisë Trainkos, e cila ka paguar rreth gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve në Serbi.

Rrahmani ka kritikuar largimin nga puna të punëtorit që raportoi rastin, duke e akuzuar pushtetin e Albin Kurtit për presion ndaj atyre që, sipas tij, denoncojnë keqpërdorimet.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se punëtorët po largohen nga puna nëse bëhen zëra kritikë ndaj pushtetit.

“Sot, e vetmja arsye pse ky pushtet të largon nga puna është nëse guxon t’ua zbulosh skandalet, tenderët e dyshimtë, punësimet partiake dhe keqpërdorimet. Por regjime të tilla gjithmonë kanë rënë. Prandaj, mos u dorëzoni dhe mos heshtni! Publikojeni çdo skandal, çdo mashtrim, çdo keqpërdorim dhe çdo padrejtësi. Frika dhe heshtja janë ato që e mbajnë në këmbë një pushtet autoritar. Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Edhe ky do të shkojë!”, ka shkruar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frenkie de Jong do të vazhdojë të jetë pjesë e…