Canaj: Dosja e Shehollit po përdoret politikisht

25 gusht 2026 | 23:12

Analisti politik, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për dosjen e Fatmir Shehollit tha se se kjo çështje po përdoret politikisht për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale në vend.

Sipas Canajt, përfshirja e Shehollit në zhvillimet politike nuk është diçka e panjohur, ndërsa ai pretendon se për aktivitetin e tij kanë qenë në dijeni shumë persona.

“Për të zhvendosur vëmendjen prej atyre qka po ndodh, natyrisht që pastaj përdoren këso ‘hajde pe gjejmë ku është shpiuni’. Për këtë spiun krejt e kemi ditë, e kanë ditë krejt”, deklaroi Canaj.

Ai theksoi se Sheholli ka vepruar edhe pas kohës që Albin Kurti ka ardhur në pushtet.

“Ky ka vepruar, 4 vjet pasi ka ardhur Albin Kurti në pushtet, ka fotografi edhe me deputetë të tij. Thjesht po e përdorin politikisht për të zhvendosur vërmendjen prej problemeve reale të vendit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së dhe miku e bashkëpunëtori shumëvjeçar i Hashim…