Fabrika e municioneve, Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit

25 gusht 2026 | 16:12

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës për Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, konkursi përfshin pozita në fushat e inxhinierisë, teknikës, prodhimit, mirëmbajtjes, kontrollit të cilësisë, sigurisë dhe logjistikës.

Aplikantët e përzgjedhur, para angazhimit në detyrë, do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale.

“Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Konkursi është i hapur nga 24 deri më 30 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin…