Jasir Asani hyn në historinë e futbollit iranian
Jasir Asani ka hyrë në historinë e futbollit iranian me Esteghlal, duke shënuar golin e 1100-të të klubit në të gjitha garat. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare e ka arritur këtë shifër historike në ndeshjen ndaj Sepahanit, ku ishte pikërisht Asani ai që ka zhbllokuar rezultatin.
Me këtë gol, Esteghlal ka vendosur një rekord të veçantë, pasi është bërë klubi i parë në futbollin iranian që ka kaluar shifrën e 1100 golave. Për Asanin, sfida ndaj Sepahanit ishte e veçantë edhe për një arsye tjetër.
Sulmuesi shqiptar ka arritur në kuotën e 100 golave të shënuar në karrierën e tij me klube. Pas këtyre arritjeve, Esteghlal i ka kushtuar një dedikim Asanit në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin e tij dhe rëndësinë që ka fituar në skuadër.
Asani është një prej futbollistëve kryesorë të Esteghlalit, që aktualisht po kryeson kampionatin iranian.



