Musiala mungon në xhiron e parë të Bundesligës: rikthimi shtyhet pas problemeve neurologjike

25 gusht 2026 | 12:22

Bayern Munichu do të duhet të bëjë llogaritë pa Jamal Musialan në ndeshjen e parë të Bundesligës.

Talenti gjerman, në fakt, nuk do të grumbullohet për sfidën e së premtes kundër Stuttgartit: sipas raportimit të tabloidit gjerman “Bild”, klubi bavarez ka vendosur të mos i përshpejtojë afatet dhe të vazhdojë me kujdes në rikuperimin e tij.

Musiala pritet që gjatë kësaj jave të rikthehet gradualisht në stërvitje me grupin, por ndeshja kundër Stuttgartit konsiderohet ende shumë e afërt.

Objektivi i Bayernit është ta ketë sërish në dispozicion për javën e dytë, kur skuadra do të përballet në udhëtim me Schalken.

Futbollisti i lindur në vitin 2003 është jashtë që prej së enjtes së kaluar, pas dy episodeve të shqetësimeve shëndetësore të ndodhura gjatë miqësoreve kundër Leipzigut dhe Heidenheimit.

Episodet janë lidhur me një disfunksion neurologjik, konkretisht me episode të shkurtra të humbjes së vetëdijes.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl e kishte shpjeguar më herët situatën gjatë konferencës për shtyp para Superkupës.

“Ne e dimë këtë që nga sezoni i kaluar. Për ne është bërë një situatë e përditshme.”

Drejtuesi i klubit kishte shtuar më pas se terapia me ilaçe e futbollistit ishte ndryshuar: “Ai e kishte ulur pak dozën, tani duhet ta rrisim sërish.”

Pas episodeve të fundit, mjekët e kanë rishikuar dozën e medikamenteve.

Objektivi është që Musiala të rikthehet në gjendjen e mëparshme, kur arrinte ta menaxhonte problemin pa kufizime të veçanta.

Megjithatë, që terapia e re ta arrijë efektin e plotë, mund të nevojiten rreth 10-14 ditë.

Pavarësisht ndalesës, mjekët ia kanë dhënë dritën jeshile për aktivitetin sportiv: futbollisti konsiderohet fizikisht i shëndetshëm dhe plani e parashikon vetëm një rikthim gradual, për ta garantuar sigurinë maksimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-themeluesi i UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe njëri…