Përurohet Tregu i Veturave në Bërnicë të Poshtme

25 gusht 2026 | 13:37

Në Bërnicë të Poshtme në Prishtinë është përuruar Tregu i Veturave, projekt ky i realizuar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale e Kryeqytetit, i cili sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, do të shërbejë edhe për funksione të tjera.

Rama ka bërë me dije se në këtë hapësirë do të bartet tregu i makinave, ndërsa përkohësisht do të shfrytëzohet edhe për tregun e druve.

Ai tha se janë paraparë gjithsej katër funksione për këtë hapësirë, përfshirë edhe poligonin për autoshkolla dhe sistemin “Park and Ride”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Notarja më e mirë e Kosovës, Hana Beiqi është renditur…