Edhe pas një ore vazhdon takimi Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje për Presidentin?

26 gusht 2026 | 20:09

Takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreut i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon ende në Kuvend, për t’i vazhduar përpjekjet për gjetjen e një emri për president të vendit.

Kurti ka qenë i shoqëruar me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe deputetin Arbërie Nagavci.

Kurse, krah Abdixhikur sërish është dyshja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

Ky është takimi i radhës mes tyre, pasi ata paraprak nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

Siç është thënë herën e kaluar, ky takim ka si qëllim diskutimet për emrat konkret për postin e presidentit.

Para takimit, Abdixhiku nuk është deklaruar, ndërkaq Kurti ka thënë se derisa të ketë marrëveshje duhet ta ruajnë konfidencialitetin e bisedimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka…