Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot
26 gusht 2026
| 12:06
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të cilin e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Sipas njoftimit, në takim janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
Haxhiu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i ka uruar ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.



