Nis takimi Kurti-Abdixhiku. A do të ketë marrëveshje?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë nisur takimin në Kuvend, për t’i vazhduar përpjekjet për gjetjen e një emri për president të vendit.
Kurti ka qenë i shoqëruar me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe deputetin Arbërie Nagavci.
Kurse, krah Abdixhikur sërish është dyshja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Ky është takimi i radhës mes tyre, pasi ata paraprak nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.
Siç është thënë herën e kaluar, ky takim ka si qëllim diskutimet për emrat konkret për postin e presidentit.
Para takimit, Abdixhiku nuk është deklaruar, ndërkaq Kurti ka thënë se derisa të ketë marrëveshje duhet ta ruajnë konfidencialitetin e bisedimeve, raporton Klan Kosova.



