Ramadani: LV-ja është në panik ligjor, gjithçka tjetër është alibi

26 gusht 2026 | 12:31

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën aktuale politike, duke vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendit mbetet problemi kryesor institucional në vend.

Në një konferencë për medie, Ramadani ka deklaruar se LV-ja, sipas tij, ndodhet në “panik ligjor” për shkak të veprimeve të ndërmarra, ndërsa zhvillimet e tjera politike i ka cilësuar si përpjekje për të shmangur zgjidhjen e krizës institucionale.

“Sot është dita e 18-të e bllokadës së re, pas qindra ditëve të bllokadave të kaluara që ka bërë LV-ja dhe është duke vazhduar ta bëjë. Thelbi i krejt situatës në të cilën është Kosova është moskonstituimi i Kuvendit”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Vetëvendosje e ka orientuar vendin drejt zgjedhjeve dhe se veprimet e tjera politike janë “alibi” për të mos gjetur një zgjidhje për krizën.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Ramadani ka theksuar se Aleanca nuk synon marrëveshje politike partiake, por mbështetjen e saj e lidh me gjashtë kërkesat e parashtruara nga kjo parti.

“Për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike, por për marrëveshje politike partiake ne nuk jemi të interesuar. Jemi të interesuar për gjashtë kërkesat tona që janë jetike për Kosovën”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një debat për peshën e gjysmës së një buke ka…