Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua
26 gusht 2026
| 12:50
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Prizrenit për “Klan Kosovën”.
Sipas informacioneve të para, viktima është një grua 80-vjeçare, ndërsa i dyshuari është 81-vjeçar.



