Atletico del me komunikatë zyrtare për Alvarezin, i jep përgjigje Barçës

27 gusht 2026 | 14:00

Atletico Madrid e ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e Julian Alvarezit dhe ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas nuk do të shitet te Barcelona.

Në një deklaratë të klubit, Atletico ka theksuar se ekziston “0 për qind mundësi” që Alvarez të transferohet në Camp Nou, duke e bërë të qartë se çështja tashmë nuk lidhet me paratë, por me parimet e klubit.

“Lojtari po viktimizohet, por viktima e vetme në rastin e Julianit jemi ne. Na kanë dëmtuar ekonomikisht dhe socialisht. Ka 0 për qind mundësi që ta shesim te Barça. Kjo situatë nuk ka të bëjë me paratë, por me dinjitetin”, thuhet në qëndrimin e Atletico Madridit.

Barcelona e ka shprehur publikisht dëshirën për ta transferuar sulmuesin dhe presidenti Joan Laporta e përsëriti së fundmi se klubi katalanas është shumë i interesuar për Alvarezin.

Megjithatë, Atléetico Madridi vazhdon ta refuzojë kategorikisht mundësinë e një transferimi te Barcelona.

Dy klubet janë përfshirë prej javësh në një përplasje të fortë rreth kësaj çështjeje, ndërsa Atlético e ka akuzuar Barcelonën edhe për mënyrën se si është zhvilluar tentativa për transferimin e lojtarit.

E ardhmja e Alvarezit mbetet megjithatë e paqartë. Argjentinasi dëshiron të largohet nga Atlético dhe Barcelona është destinacioni i tij i preferuar, ndërsa në garë vazhdon të jetë edhe Arsenali.

Nëse Alvarez këmbëngul për largimin, por Atletico refuzon ta shesë te Barcelona, Arsenali mund të jetë alternativa e vetme reale për sulmuesin në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Megjithatë, deri tani lojtari nuk e ka dhënë dritën jeshile për një transferim në Premierligë.

Atletico, ndërkohë, mbetet i palëkundur: Julián Álvarez nuk do të shitet te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 25.08.2026, rreth…