Zyrtare: Gjilani ndan rrugët me Debatik Currin
SC Gjilani ka njoftuar zyrtarisht për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri, përmes një komunikate të publikuar të dielën.
Në njoftim, Gjilani ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e Currit gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën profesionale.
“Pas përmbylljes së këtij bashkëpunimi, klubi shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në komunikatën e klubit.
Gjilani ka theksuar gjithashtu se synon ta mbyllë këtë kapitull në frymë profesionale dhe me respekt të ndërsjellë.
“Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet më tej në njoftim.
Klubi nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e ndërprerjes së bashkëpunimit, ndërsa ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik do ta informojë me kohë opinionin publik përmes kanaleve zyrtare



