Drita sonte synon grupet e Ligën e Konferencës

27 gusht 2026 | 11:31

Kampionia e Kosovës, Drita, luan sonte ndeshjen vendimtare ndaj Inter Club D’Escaldes, në kuadër të fazës play-off të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit synojnë të bëjnë hapin e fundit drejt fazës së ligës së kësaj gare, teksa vetëm fitorja ose një rezultat më i mirë pas 90 minutave do t’u sigurojë kualifikimin.

Gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë. Kësisoj, skuadra që triumfon në ndeshjen e kthimit do të sigurojë një vend në fazën e ligës.

Drita udhëton në Andorrë me objektivin e qartë për të arritur një tjetër sukses historik në arenën evropiane. Skuadra gjilanase e di se nuk ka më hapësirë për gabime dhe se një paraqitje e madhe në udhëtim është e domosdoshme për ta kaluar pengesën e fundit.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin Estadi de la FAF në Encamp, ku Drita do të kërkojë rezultatin që do t’i hapte rrugën drejt fazës së ligës.

Pas 2-2 në Prishtinë, gjithçka do të vendoset në Andorrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit…