KGjK-ja merr vendim: Nuk rikthehen gjyqtarët dhe stafi serb

27 gusht 2026 | 11:46

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka refuzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin e tyre në sistemin gjyqësor.

Në mbledhjen e sotme, KGjK-ja ka votuar me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim për refuzimin e kërkesës për rikthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb.

Kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi, ka abstenuar në votim, ndërsa anëtarja e këtij institucioni, Ivana Milenkoviq, ka votuar kundër.

Pas këtij vendimi, emrat e gjyqtarëve dhe stafit që kanë dhënë dorëheqje do t’i dërgohen ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për procedurën e lirimit të tyre nga detyra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kai Trump, mbesa 19-vjeçare e presidentit amerikan Donald Trump, ka…