Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

27 gusht 2026 | 13:26

Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku ka përsëritur thirrjen e BE-së për tejkalimin e ngërçit politik në vend.

Palatova ka bërë thirrje për formimin e institucioneve të Kosovës, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Në takim është theksuar gjithashtu rëndësia e vazhdimit të procesit të reformave dhe forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës.

“BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Halimi Në përvjetorin e vdekjes së veprimtarit, të burgosurit…