Haradinaj ngushëllon familjen mbretërore norvegjeze për vdekjen e Mbretit Harald V
28 gusht 2026
| 16:38
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen mbretërore dhe popullin norvegjez pas ndarjes nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka vlerësuar trashëgiminë e Mbretit Harald V, duke e cilësuar atë si të paharrueshme dhe duke veçuar përkushtimin e tij ndaj unitetit.
“Ne në Kosovë qëndrojmë pranë miqve tanë norvegjezë në këtë kohë zie për ta”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shprehur solidaritetin me popullin norvegjez dhe familjen mbretërore në këtë moment zie.



