Fisnik Asllani humb ndeshjen hapëse të Bundesligës, ende nuk është plotësisht gati

28 gusht 2026 | 16:30

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Bundesligës gjermane.

Lajmi është konfirmuar të premten nga trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, i cili është shprehur se Asllanit i duhet edhe pak kohë për t’u rikthyer në gatishmëri të plotë.

“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, ka deklaruar Ilzer para ndeshjes ndaj Kolnit.

Asllani i ka nisur me vonesë përgatitjet për sezonin e ri për shkak të një problemi të lehtë në gju. Trajneri ka bërë të ditur se 24-vjeçari gradualisht do të përfshihet më shumë në stërvitje.

“Gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, është shprehur Ilzer.

Asllani ishte pranë transferimit te Leipzigu, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit për shkak të gjendjes së tij fizike. Në garë për shërbimet e tij është përfshirë edhe Dortmundi, ndërsa e ardhmja e sulmuesit kosovar mbetet ende e paqartë.

Në sezonin e kaluar, Asllani realizoi 11 gola dhe 10 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egnatia e Rrogozhinës ka mësuar të premten kundërshtarët e fazës…