Paratë e padeklaruara “ndalen” në kufi, mbi 54 mijë euro zbulohen nga Dogana

28 gusht 2026 | 10:54

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Kullës.

Automjeti, siç thuhet në njoftim, ishte përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, ku zyrtarët doganorë gjetën para të gatshme në euro dhe valuta të huaja.

Pas konvertimit sipas kursit zyrtar, vlera totale e parave të padeklaruara rezultoi të jetë mbi 54 mijë euro.

“Në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet e organit kompetent, është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, në vlerë prej mbi 13,500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është proceduar sipas procedurave. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se, gjatë kalimit të kufirit, janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisje e mbarë për xhudistët kosovarë, Akil Gjakovën dhe Dardan…