Pas katër vitesh në Kosovë, ambasadori francez përfundon misionin diplomatik

28 gusht 2026 | 13:52

Pas katër vitesh shërbimi në Kosovë, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend.

Lajmi është bërë me dije nga Ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka vlerësuar se mandati i Guerot u karakterizua nga forcimi i lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e Francës ka falënderuar ambasadorin Guerot për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë katër viteve të shërbimit në Kosovë.

“Pas katër vitesh në Kosovë, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, përfundon misionin e tij diplomatik, një mandat i cili u karakterizua me forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës”, është thënë në mesazhin e ambasadës.

Ambasada franceze i ka uruar Guerot sukses në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

“Faleminderit, zoti ambasador, për përkushtimin dhe kontributin tuaj gjatë këtyre katër viteve. Ju urojmë shumë suksese në angazhimet tuaja të ardhshme!”, është thënë në fund të mesazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në boks, Donjeta Sadiku, ka festuar medaljen…