PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë: Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional

28 gusht 2026 | 08:50

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot qëndrimin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Sipas PDK-së, protestës iu bashkuan Grupi Parlamentar i PDK-së, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Ferizaj dhe Hani i Elezit.

PDK-ja ka përcjellë mesazhin se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të heqë dorë nga, siç e quajnë ata, “uzurpimi institucional” dhe t’i kthehet rendit kushtetues, duke mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“PDK nuk do të ndalet në mbrojtje të shtetit. PDK nuk do të zmbrapset në mbrojtje të interesit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e partisë.

Në fund të mesazhit të saj, PDK-ja ka theksuar: “Deri në fitoren e Republikës!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, edhe në Skenderaj nisi “Ora e Pritjes”, numërimi mbrapsht…