Time Kadrijaj ironizon me shtetësinë e Boiken Abazit: “Kandidat për president!”
28 gusht 2026
| 11:07
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas dhënies së shtetësisë së Kosovës për Boiken Abazin, duke ngritur dyshime për arsyet e këtij vendimi.
Kadrijaj, përmes një postimi, ka ironizuar me mënyrën e dhënies së shtetësisë, duke aluduar se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë një plan politik për Abazin.
“Këta LVV, kur i japin shtetësinë brenda natës ndonjë personi, atëherë e kanë ndonjë plan të madh për të. Urime Boiken Abazi. Kandidat për President!”, ka shkruar Kadrijaj.



