Vdiq në krye të detyrës, sot homazhe për policin Altin Kryeziu në Malishevë

30 gusht 2026 | 08:31

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident, ku u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Sipas medieve lokale, homazhet do të mbahen nga ora 19:30, në vendin ku ndodhi aksidenti.

Kryeziu ishte duke shërbyer në detyrë kur u godit nga vetura dhe, pas disa ditësh përballjeje me plagët e marra, humbi jetën në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëheqja e parë është nxjerrë si tregim nga romani Në kërkim të…