913 shërbime emergjente në QKUK gjatë vikendit

31 gusht 2026 | 12:16

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vikendit janë ofruar gjithsej 913 shërbime emergjente për qytetarët.

Sipas njoftimit të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është pranuar dhe trajtuar në Emergjencën Internistike, ku gjatë vikendit janë trajtuar 280 pacientë.

Në Reanimim janë trajtuar 203 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike janë trajtuar 201 pacientë.

Ndërkohë, në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 163 pacientë, ndërsa në Sallën e Vogël janë ofruar shërbime për 66 pacientë.

Në total, gjatë vikendit në QKUK janë ofruar 913 shërbime emergjente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e Milot Rashicës te skuadra e Beshiktashit mbetet e…