Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot
31 gusht 2026
| 08:34
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të bëjnë sot betimin në orën 11:00.
Ceremonia do të mbahet në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, ndërsa betimi do të bëhet para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Me këtë ceremoni, anëtarët e rinj do të nisin zyrtarisht ushtrimin e mandatit të tyre në KQZ.



