Rregullohet oborri i objektit të ri të komunës së Shtimes
31 gusht 2026
| 08:30
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e oborrit të objektit të ri të komunës.
Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për funksionalizimin e objektit të ri komunal.
“Rregullimi i oborrit të objektit të ri të Komunës. Gjithçka po bëhet gati”, ka shkruar Aliu.



