Benzema mbetet lojtar i lirë

31 gusht 2026 | 12:08

Aventura e sulmuesit Karim Benzema te skuadra e Al-Hilalit ishte e shkurtër pasi francezi është larguar pas vetëm gjashtë muajve.

Ekipi nga Arabia Saudite, ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me Benzeman për shkëputjen e kontratës.

Kështu që, Benzema 38-vjeçar ka mbetur lojtar i lirë dhe pritet së shpejti të marrë vendim për të ardhmen e tij, të vazhdojë apo të përshëndetet nga futbolli aktiv.

Tek Al-Hilali, tashmë e kanë zëvendësuar Benzeman me sulmuesin anglez Ollie Ëatkins, të cilin tashmë e kanë transferuar nga skuadra e Aston Villas.

Benzema iu bashkua Al-Hilalit nga Al-Ittihadi në muajin shkurt të këtij viti dhe arriti ta fitojë Kupën e Arabisë Saudite.

Ai në vitin 2023 u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë dhe u transferua tek Al-Ittihadi, ekip me të cilin ka fituar titullin dhe Kupën e Arabisë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej rikthimeve më të bujshme në historinë e basketbollit…