Fillimi i vitit shkollor, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

31 gusht 2026 | 15:21

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë institucioneve arsimore.

Policia ka theksuar se siguria e fëmijëve në komunikacion duhet të jetë prioritet për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Në njoftimin e saj, policia ka rikujtuar shoferët se fëmijët mund të jenë të paparashikueshëm gjatë lëvizjes, andaj kërkohet vigjilencë e shtuar në afërsi të shkollave.

“Fëmijët janë të paparashikueshëm në lëvizje”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me përpikëri kufizimet e shpejtësisë.

Në veçanti, Policia ka bërë thirrje që shpejtësia e lejuar të respektohet në zonat pranë shkollave, ku me fillimin e mësimit pritet të ketë lëvizje më të madhe të nxënësve dhe prindërve.

Sipas policisë, respektimi i rregullave të trafikut, shpejtësisë së lejuar dhe rritja e vëmendjes në këto zona janë të rëndësishme për parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes të veçantë gjatë orareve kur nxënësit shkojnë dhe kthehen nga shkolla.

Mund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "KESHILLA për siguri gjate rrugetimit për SHKOLLE nẽ Planifikoni rrugễn Planifikoni sigurt fömijőt Rregullat rrugës me êmijét shenjat trafikut shembull, ilojëra e kuptimin tyre. rrugeve orientimet pert per mos humbur. Shikoni mirë femijéve sigurohen automjetet ndalur kalojne chofer shoferet irëndësishèm. 01 02 03 Dëgjoni Largoni mbulojnë dégjimin gjate ecjes- zërate sinjale paralajméruese, dukshëm Sigurohuni veshin rroba me ngiyra eflektues shembull tẽ mirễ Mos vend pasigurta dhe perdorini gjelber erresire. 04 per apo ovijate bardha shënuara rruge. 05 06 Makina parkuara Shmangni ecjen mes tt makinave arkuara mund shohin femijet Ae kalojné. 07 SCHOOLBUS Oo 你"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Hasi po synon fitoren e tij të dytë si…