Kremlini vendos kusht për takimin Trump-Putin-Zelensky

31 gusht 2026 | 08:13

Kremlini ka reaguar pas raportimeve se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, gjatë vizitës së tij në Moskë propozoi zhvillimin e një takimi trepalësh ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se një takim i tillë mund të mbahet vetëm pasi të arrihen marrëveshjet për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Një takim i tillë është i mundur vetëm për qëllimin e formalizimit të marrëveshjeve”, tha Peskov.

Ai shtoi se diskutimi i hollësive të një marrëveshjeje në këtë fazë do të ishte i pakuptimtë, duke e akuzuar Kievin se nuk dëshiron të angazhohet për arritjen e një zgjidhjeje të vërtetë.

Ndërkohë, Moska ka paralajmëruar sulme masive ndaj sektorit energjetik të Ukrainës, si kundërpërgjigje ndaj atyre që i ka cilësuar si sulme të Kievit ndaj zonave civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç kishte ndodhur me Gjirin e Meksikës, pasi Donald…