Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

31 gusht 2026 | 14:43

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka konfirmuar se më 12 shtator do t’i bashkohet marshit për lirinë dhe në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Limani ka bërë të ditur se në orën 14:00 do të jetë në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

“12 shtator. Prishtinë. Në sheshin ‘Skënderbeu’. Nga ora 14:00 marshojmë për lirinë dhe për UÇK-në”, ka shkruar ai.

Limani, një prej artistëve më të dëgjuar në hapësirën shqipfolëse, ka marrë pjesë edhe në protestat e mëparshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen që 6 vite në Hagë.

Me pjesëmarrjen e tij, Limani u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot, po…