Hoffenheimi kërkon 40 milionë euro për Hajdarin
Përkundër që sezoni 2026/27 sapo ka nisur, Albian Hajdari ka filluar ta tërheqë vëmendjen e disa skuadrave evropiane.
Mësohet se mbrojtësin e Kosovës, tashmë po e monitorojnë klubet nga Serie A e Italisë, Premier League e Anglisë dhe natyrisht, Bundesliga e Gjermanisë.
Sipas raportimeve, thuhet se këto skuadra janë Lazio, Bournemouthi e Bayer Leverkuseni por që ende nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare dhe nuk kanë nisur negociatat me Hoffenheimin.
Megjithatë, duke parë këtë interesim të klubeve tjera për Hajdarin, drejtuesit e Hoffenheimit tashmë kanë marrë masa pasi ekziston mundësia që ai të largohet nga afatin kalimtar të dimrit.
Pra, Hoffenheimi ka caktuar çmimin prej 40 milionë eurosh për Hajdarin, i cili ka lënë përshtypje të mira me paraqitjet e tij në kampionatin gjerman.
Ai verën e shkuar iu bashkua Hoffenheimit nga Lugano dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2031.



