Kryetarët e komunave futen në qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat Kurtit

01 shtator 2026 | 12:30

Kryetarët e komunave, të prirë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë së Kosovës për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre kryeministrit Albin Kurti.

Kryetarët e komunave kanë organizuar sot protestë para qeverisë, duke shprehur pakënaqësi ndaj politikave të nivelit qendror dhe duke e akuzuar Qeverinë Kurti për diskriminim ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Protesta është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ndërsa kryetarët kanë paraqitur një sërë kërkesash lidhur me financimin e komunave, obligimet financiare dhe kompetencat e pushtetit lokal.

Pas protestës para objektit të qeverisë, kryetarët janë futur brenda për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre kryeministrit Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 19-vjeçar Sergio Martinez…