Real Madridi transferon talentin e ri të Racing Santanderit
Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 19-vjeçar Sergio Martinez nga Racing Santander.
Klubi madrilen do të paguajë rreth tre milionë euro për transferimin e tij, shumë kjo e përcaktuar në klauzolën e lirimit të futbollistit.
“Real Madridi do ta paguajë shumën e plotë të përcaktuar në klauzolën e lirimit të futbollistit”, ka njoftuar Racing Santander përmes rrjeteve sociale.
Martinez tërhoqi vëmendjen që në ndeshjen hapëse të sezonit në La Liga, ku shënoi gol për Racing Santanderin ndaj Villarrealit.
Megjithatë, mesfushori spanjoll nuk pritet të bëhet menjëherë pjesë e ekipit të parë të Real Madridit. Fillimisht, ai pritet të luajë për ekipin rezervë të klubit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij.
Transferimi i Martinezit është pjesë e strategjisë së Real Madridit për të investuar te futbollistët e rinj dhe me potencial të madh për të ardhmen.
Klubi madrilen ka bërë disa përforcime gjatë kësaj vere, përfshirë edhe transferimin rekord të Yan Diomandes.
Real Madridi po synon rikthimin te trofetë e mëdhenj, pasi ka kaluar dy sezone pa fituar një trofe madhor. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, skuadra e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, me tri fitore në tri ndeshje.



