‘Taranto 2026’, Islam Selmani siguron medaljen e shtatë për Kosovën, kualifikohet në finale

01 shtator 2026 | 12:24

Karateisti i Kosovës, Islam Selmani ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Selmani është kualifikuar në finale të kategorisë deri në 60 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në karate në këto Lojëra Mesdhetare.

Karateisti Islami do të synojë medaljen e artë në finalen e madhe, pas paraqitjeve të suksesshme në garat e zhvilluara deri më tani.

Kjo është medalja e shtatë për Kosovën në “Taranto 2026” dhe një arritje e veçantë për karatenë kosovare.

Selmani tashmë do të kërkojë ta kurorëzojë paraqitjen e tij me medaljen e artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë nga e enjtja importet…