Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan LV-në, s’na duhet komunizmi

01 shtator 2026 | 11:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, para nisjes së protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës.

Rama ka akuzuar Vetëvendosjen se po i përdor institucionet kundër qytetarëve, duke kundërshtuar atë që e konsideron si përpjekje për centralizimin e proceseve dhe cenimin e kompetencave të pushtetit lokal.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk i shërben Kosovës dhe përbën kthim drejt një sistemi të centralizuar.

“Vetëvendosje po i përdor institucionet kundër qytetarëve. Nuk mund të centralizohen të gjitha proceset. E kemi provuar këtë, kemi pasur komunizëm. A i vyn komunizmi këtij vendi? Pse dënohen qytetarët që s’e kanë votuar Vetëvendosjen?”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka ngritur kështu edhe pretendimin se qytetarët e komunave që nuk kanë votuar për LV-në po përballen me pasoja për shkak të bindjeve të tyre politike.

Deklaratat e Ramës vijnë në kohën kur disa kryetarë komunash janë mbledhur në Prishtinë për të protestuar kundër, siç kanë thënë, cenimit të kompetencave komunale dhe problemeve me financimin nga niveli qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e disa komunave të Kosovës kanë protestuar sot në…