Zemaj: Asnjëherë të mos biem në kurthin e Albin Kurtit
01 shtator 2026
| 16:35
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është shprehur se do ta mbrojë LDK-në dhe se nuk do të bjerë në “kurthin e Albin Kurtit”.
Ndonëse nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse do ta votojë Bekim Sejdiun për president, Zemaj ka theksuar qëndrimin e tij për mbrojtjen e LDK-së, në kohën kur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është marrë vesh me Albin Kurtin për kandidaturën e Sejdiut.
Këto deklarata Zemaj i ka bërë të martën, në të njëjtën ditë kur Kryesia e LDK-së ka lëshuar një komunikatë, përmes së cilës ka bërë të ditur se është unanime në mbështetje të marrëveshjes së arritur nga partia.



