Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

02 shtator 2026 | 19:40

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, duke u deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo e fundit ‘’nuk është vetvetja’’ pa demokraci të brendshme, dialog, mirëkuptim e tolerancë.

Ahmeti ka thënë se parimet fundamentale të funksionimit të LDK’së janë ‘’të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh’’.

‘’ Flas nga brenda. Që nga themelimi e deri më sot, në të mirë e në sfida. Dhe pikërisht për këtë refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistet politik. Kah kjo kulturë e fyerjeve, linqimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona. Sepse LDK-ja i përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Ndryshe, gjashtë deputetë të LDK’së janë shprehur kundër marrëveshjes së Abdixhikut me Albin Kurtin, që Bekim Sejdiu të zgjidhet president.

Postimi:

Pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja!

LDK-ja ka lindur nga demokracia, toleranca, bashkëpunimi dhe durimi. Prandaj, është koha që këto vlera të mos mbeten vetëm pjesë e historisë sonë, por të jenë udhërrëfyes i veprimit dhe funksionimit tonë sot.

Prandaj: të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh, janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së.

Flas nga brenda. Që nga themelimi e deri më sot, në të mirë e në sfida. Dhe pikërisht për këtë refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistet politik.

Kah kjo kulturë e fyerjeve, linqimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona.

Sepse LDK-ja i përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera.

Ajo nuk ndërtohet me grusht, me zë të ngritur apo me ton të lartë. Kjo nuk i shkon për fytyrë LDK-së dhe nuk është mënyra se si është ndërtuar historia e saj.

Shtrati dhe bazamenti brenda të cilit lindi, u zhvillua dhe mbijetoi LDK-ja në rrethana të ndryshme, nuk mund të tjetërsohen në kopje të asnjë modeli tjetër politik. LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë.

Është koha për më shumë dialog, mirëkuptim dhe më shumë respekt për njëri-tjetrin.

LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët✌️

Për Kosovën tonë🇽🇰

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës vijon…