Dogana zbulon 20 fishekë të padeklaruar në kabinën e një mauneje

02 shtator 2026 | 16:10

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 copë municion të padeklaruar gjatë kontrollit të një mauneje në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj.

Sipas Doganës, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave, zyrtarët kanë kryer kontroll fizik të ngarkesës dhe kanë identifikuar një faturë që lidhej me një armë të ftohtë, çka ka ngritur dyshime për praninë e artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë.

Për këtë arsye, kontrolli është zgjeruar edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit.

Gjatë kontrollit të çantës personale të shoferit janë gjetur dy kuti me municion, gjithsej 20 copë.

Rasti është proceduar më tej, në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat përkatëse.

Dogana e Kosovës ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës dhe mallrave të ndaluara, përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar inspektimet…