Fillon punën Kongresi i VIII-të i Mjekësisë

22 tetor 2026 | 19:23

Sot u bë hapja solemne e Kongresit të VIII-të të Mjekësisë, i cili këtë vit mbahet nën temën bosht: “Promovimi dhe edukimi shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, si Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, profesionistë të mjekësisë dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët ndajnë interesin dhe angazhimin e përbashkët për promovimin e shëndetit dhe avancimin e edukimit shëndetësor.

Në kuadër të ceremonisë solemne, do të bëhet promovimi i dokumentarit “Roli dhe kontributi i mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse”, i cili trajton rëndësinë e angazhimit të mjekëve në edukimin e qytetarëve, parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Gjithashtu, do të promovohet Revista Mjeku, përmbajtja e së cilës ndërlidhet me temën bosht të Kongresit, si dhe libri “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, i cili sjell në vëmendje zhvillimin historik të mjekësisë dhe kontributin e saj ndër shekuj.

Kongresi i VIII i Mjekësisë synon të vërë në pah rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor, rolin e profesionistëve shëndetësorë në parandalimin e sëmundjeve dhe nevojën për angazhim të përbashkët në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar lidhur me kthimin e projektligjit…