Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022
02 shtator 2026
| 14:58
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Sipas Haxhiut, vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të Presidentes.
“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.



