Kurti: 5,700 biznese më shumë dhe mbi 17 mijë punëtorë të deklaruar krahasuar me vitin e kaluar

02 shtator 2026 | 16:16

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rreth 5 mijë e 700 biznese më shumë dhe mbi 17 mijë punëtorë më shumë të deklaruar, krahasuar me vitin e kaluar.

“Sikurse edhe rritje e të hyrave tatimore për rreth 14% dhe e aktiviteteve operative për 35%. Këto janë disa nga treguesit se kemi më shumë aktivitet ekonomik, më shumë vende pune dhe bazë më të gjerë për zhvillimin e vendit. Këto rezultate që Administrata Tatimore e Kosovës po i arrin nuk janë rastësi. Krahas punës dhe përkushtimit të stafit dhe menaxhmentit, rol të rëndësishëm kanë pasur edhe ndryshimet dhe reformat ligjore të ndërmarra nga Ministria e Financave, të cilat kanë krijuar bazën e nevojshme për një administratë tatimore më moderne, më efikase dhe më të drejtë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka thënë se digjitalizimi është një tjetër drejtim ku duhet të vazhdojmë të ecim.

“Certifikimi i nëntë kompanive softuerike në procesin e fiskalizimit krijon më shumë konkurrencë dhe më shumë mundësi për shërbime më të mira dhe më të përballueshme për bizneset. Punësimi i inspektorëve dhe mbledhësve të rinj të borxheve tregon se po ndërtojmë kapacitetet që i nevojiten ATK-së për të ardhmen. Një ekonomi e shëndoshë ka nevojë për një Administratë Tatimore të fortë. Dhe një Administratë Tatimore e fortë ndërtohet me njerëz profesionalë, teknologji moderne dhe besim të ndërsjellë me qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Enzo Fernandezit, i cili sot…