Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

02 shtator 2026 | 22:30

Një 33 vjeçar, shtetas nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pas një grindje me dy persona të tjerë në München të Gjermanisë

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës 21:45 në Neuherbergstraße në qoshën e rrugës Schleißheimerstraße.

Siç raporton zeitung-műnchen.de, i dyshuari i tentativës për vrasje dhe bashkëpunëtori i tij ikën pa u zbuluar pavarësisht një ndjekjeje policore në shkallë të gjerë. Ekipi i hetuesisë po merret me rastin, raporton albinfo.at.

 

AdvertisementPavarësisht plagëve të rënda, kosovari arriti të vraponte drejt qendrës së qytetit, deri në afërsi të stacionit të metrosë(U-bahn) Dülferstraße. Nga aty, ai telefonoi numrin e urgjencës së policisë.

 

Gjendja e 33-vjeçarit nuk është në rrezik për jetën.

Shumë banorë njoftuan gjithashtu policinë për shkak të të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e urgjencës e transportuan kosovarin në spital me një plagë të shkaktuar në bark. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente po atë natë.

Gjendja e 33-vjeçarit është e qëndrueshme. Jeta e tij nuk është në rrezik, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën, transmeton albinfo.at.

Dy të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë kapur. Policia po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve për identifikimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar…