Vdes 29-vjeçari pasi rrëzohet nga motori në Prishtinë
Një 29-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në komunikacion në Llukar të Prishtinës.
I riu është rrëzuar nga motori gjatë lëvizjes me të.
Ekipi kujdestar në Qendrën Emergjente i ka ndërmarrë të gjitha masat për ta mbajtur në jetë të riun, mirëpo si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ka vdekur.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, ka thënë Ahmeti.



