Abdixhiku thotë se dikush në LDK e ka ëndërr të bëhet me Sami Lushtakun
Abdixhiku tha se bashkimi me Lushtakun “nuk është LDK-ja jonë”, pasi që thekson se elektoratet janë të ndryshme.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dikush në LDK ka ëndërr të bëhet me Kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Abdixhiku tha se bashkimi me Lushtakun “nuk është LDK-ja jonë”, pasi që thekson se elektoratet janë të ndryshme.
“[Ideja e bllokut opozitar] është shumë e dëmshme sepse elektoratet i kemi të ndryshme. Dhe në momentin që ndodh ky grup, votat e LDK-së përfundojnë në Vetëvendosje, nuk përfundojnë te Samia. Pra, nëse dikush e ka ëndërr me u ba bashkë me Saminë e me dal në sheshe, edhe me i ba partitë bashkë për besë nuk është kjo LDK-ja jonë. I kanë votuesit e veçantë. Nuk dua t’i ofendoj. Tjetër brumë janë ata, tjetër brumë janë votuesit e LDK-së”, deklaroi Abdixhiku në Kanal 10.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, vazhdimisht e kanë përmendur Sami Lushtakun, duke tentuar që ta paraqesin atë si një person me fuqi të madhe në radhët e opozitës.



