Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria, policia në gatishmëri

21 tetor 2026 | 19:12

Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë dhe bomba molotov godinën e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë me makinën ujëhedhëse apo gaz lotsjellës.

Forca policie janë të pozicionuara pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Protesta shënon sot ditën e nëntë, ndërsa që prej nisjes së saj janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Dita e sotme ka qenë më e qetë, ku grumbullimet nuk kanë qenë shumë masive, dhe s’ka patur konfrontime të ashpra.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Autoritetet rregullatore të Bashkimit Europian po hetojnë ndërhyrje të mundshme…