AGK-ja ngushëllon familjen e Laurent Krasniqit: Dha kontribut të rëndësishëm në skenën mediale

03 shtator 2026 | 12:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Laurent Krasniqit, pas vdekjes së tij tragjike.

Përmes një telegrami-ngushëllimi, AGK-ja ka treguar se Krasniqi për disa vite ka punuar si kameraman në disa media në Kosovë.

AGK-ja ka vlerësuar kontributin e tij në skenën mediale, duke theksuar profesionalizmin dhe kolegialitetin e tij.

“Laurenti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq nga i gjithë komuniteti medial në vend”, është thënë në telegram-ngushëllimin e AGK-së.

AGK-ja i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, sot, në Zatriq, ka përkujtuar…