Çitaku, Vuçiqit: Ty nuk të frikëson marshi, por verdikti në Hagë

03 shtator 2026 | 21:06

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me të Serbinë, i frikëson lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, dhe jo Marshi për Liri.

Sipas saj, Serbinë e tmerron fakti që një popull i vogël e ka mposhtur.

“Vuçiq paska thënë se e frikëson Marshi për Liri. Deksha n’lloç. Ty, Serbinë e armiqtë e Kosovës nuk ju frikëson marshi. Ju frikëson verdikti në Hagë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Juve ju frikëson e ju tmerron fakti i pamohueshëm se një popull i vogël, të cilin jo vetëm që jeni përpjekur ta shfarosni, por edhe e keni përbuzur politikisht e kulturalisht, ju ka mundur”.

Kosova është shtet. E pavarur. Sovrane. E lirë”.

Ajo vazhdoi më tej duke thënë se “lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Luftë për liri e mbijetesë. NATO ka ndërhyrë për të na dalë në ndihmë dhe për t’i dhënë fund një katastrofe humanitare”.

“Këtë histori nuk e zhbëni dot. As me propagandë, as me viktimizim, as me frikë nga marshet tona”.

“Kosova është e lirë. Move on”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj zhvillimeve të…