Gruda: Logjika e LV-së është bllokimi i Kosovës

03 shtator 2026 | 11:34

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) se po e bllokon funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Gruda ka thënë se LV-ja, ndonëse tani ka shumicën, nuk po merr pjesë në seancë, ndërsa e krahasoi këtë me periudhën kur kjo parti nuk kishte votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë dhe ashtu duhet të mbetet. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë përgjatë vitit 2025 të një bllokade të paparë në këtë Kuvend, ku partia që nuk kishte shumicën për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit vinte dhe propozonte çdo 48 orë. Sot, të nderuar qytetarë, partia që ka shumicën nuk vjen në Kuvend. Logjika është e njëjtë, me e blloku Kosovën”, është shprehur Gruda.

Ai ka thënë se me veprimet aktuale është përmbysur rendi kushtetues dhe kërkoi funksionimin normal të institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë…